Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Rajonin e Toskanës dhe Unversitetin e Firences, organizon në datat 1-2-3 Korrik 2014 Kursin e Kualifikimit “Menaxhimi i Institucioneve të Sistemit Shëndetësor”.
Eventi formues zhvillohet në kuadrin e veprimtarisë së Observatorit të Sistemeve Shëndetësore të Ballkanit, në vijimësi të raporteve tashmë të konsoliduara të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë të Rajonit të Toskanës dhe strukturave të Sistemit Shëndetësor të Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera Ballkanike. Edicioni i V-të ka për qëllim të krijojë një kulturë menaxheriale të përbashkët dhe me përhapje të gjerë për shërbimet shëndetësore të këtyre vendeve, të domosmoshme për këtë periudhë tranzicioni.