Në datën 30 dhjetor 2014 Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, në kuadrin e një vizitë shtetërore, erdhi në Tiranë.

Në përfundim të Presidencës italiane të Bashkimit Europian, Kryeministri Renzi konfirmoi mbështetjen e fortë të Italisë për antarësimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë pritjes zyrtare në Ambasadën Italiane, Renzi bashkëbisedoi me Atë Daniele Bertoldi-n, President i Fondacionit ZKM dhe me një përfaqësi të Universitetit Katolik ZKM mbi realitetin e Korpusit Universitar, si qendra universitare në gjuhën italiane më e madhe jashtë gadishullit italik.

Matteo Renzi vlerësoi dhe inkurajoi për punën e bërë si në Universitet, ashtu edhe në strukturat shëndetësore dhe premtoi t’i vizitojë në të ardhmen.