Nëndarja e personelit akademik në departamente, ka për objektiv të garantojë standartet më të larta si në fushën didaktike ashtu dhe në atë kërkimore. Në fakultetin tonë, vihet re një vullnet i madh për rritjen dhe konsolidimin e ketij organizimi të ri akademik, dhe pse ne fazë fillestare. Kjo evidentohet dhe në “citation index” prezente në të dhënat e sektorëve të disiplinave shkencore kompetente. Në vecanti përsa i përket shkencave mjeko-sanitare, ky organizim në departamente ka për qëllim të ofrojë një asistencë mjekësore të avancuar, duke pasur parasysh “gjëndjen e artit internacional”; përballjen, aplikimin dhe përdorimin e rezultateve të marra në kërkime klinike.
Kohët e fundit, departamentet e shkencave kirurgjikale (Drejtor Prof.Francesco Rulli) dhe bioteknologjike (Drejtuar nga prof.Bergamaschi) i kanë dhënë jetë bashkëpunimit të kërkimeve klinike të aplikuara në fushën e kirurgjisë ortognatike. Keqkafshimi skelektik i Klasës së III është një nga anomalitë dento-faciale më komplekse si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit. Ai karakterizohet nga prognatizmi mandibular e/ose nga deficit i maksilës (dhe pse pjesa më e madhe e pacientëve me këtë keqkafshim kanë një kombinim të të dyjave) dhe ka gjithashtu një komponent gjenetik. Për korrigjimin e këtij lloj keqkafshimi gjatë rritjes së pacientit, përdoren Mentoniera ose Maska e Delaire. Nqs ky keqkafshim nuk mund të korrigjohet në nivel dento-alveolar (Camouflage) atëherë trajtimi do të konsistojë në një kombinim të terapisë ortodontike me atë kirurgjikale për të arritur një rehabilitim të plotë funksional dhe estetik.
Fig. 1 Fig. 2
Keqkafshimi skelektik i Klasës së III me prognatizëm mandibular, shoqërohet shpesh me asimetri mandibulare sepse lëvizja gjatë mbylljes së gojës (interkuspidim) alterohet pavarësisht anomalisë në planin sagital. Proffit, babai i ortodoncisë moderne, ka deklaruar se kërkesat e pacientëve për kirugjinë ortognatike nuk janë të lidhura domosdoshmerisht me karakteristikat morfologjike te ketij keqkafshimi, se sa me faktorët psikologjikë si psh autostima e ulët (autodislike) dhe stresi psikologjik. Në këta pacientë trajtimi synon të modifikojë dhe të korrigjojë raportet e një të tretës së mesme me një të tretën e poshtme në nivel tredimensional. Trajtimi bëhet në 3 faza: Ortodoncia pre-kirurgjikale, ndërhyrja e mirëfilltë kirurgjikale dhe faza e ortodoncisë post-kirurgjikale. Vëmëndja jonë klinike përqëndrohet në një vajzë 18 vjecare, me këtë lloj keqkafshimi shoqëruar me asimetri mandibulare. Objektivat kryesorë të trajtimit ortodontik-kirurgjikal ishin që të realizonin një retruzion mandibular me qëllim korrigjimin e raporteve dentare, keqkafshimin e Klasës së III dhe asimetrinë mandibulare drejt anës së majtë. Qëllimi i ortodoncisë pre-kirurgjikale ishte korrigjimi i raporteve dentare. U planifikua ekstraksioni i premolarëve të parë në të dyja anët, për korrigjimin e devijimit të linjës mediane dhe të retroinklinimit të incizivëve maksilarë. Në harkatën e poshtme u realizua proinklinimi i incizivëve, duke theksuar kështu overjet-in negativ për të bëre të mundur korrigjimin sklelektik gjatë fazës së kirurgjisë ortognatike.
(Teleradiografia latero-laterale pre e post)
Fig. 3 (Teleradiografia postero-anteriore pre e post)
Asimetria mandibulare u korrigjua me anë të osteotomisë sagitale bilaterale të ramusit mandibular, duke lejuar interkuspidimin e duhur të harkatave dentare, me ripozicionim të mandibulës dhe zvogëlimin e këndit të planit mandibular duke reduktuar kështu të tretën inferiore të fytyrës. Kirurgjia u planifkua në bazë të analizës së fytyrës, në bazë të analizës cefalometrike dhe përgatitjes së guidës kirurgjikale. Pas ndërhyrjes kirurgjikale pacienti është kthyer për rifiniturën ortodontike për të arritur raportin molar të klasës së II-të dhe raportin e kaninëve në klasë të I, overjet dhe overbite në normë, linja mediane koincidente.
Fig. 4
Një diagnozë, një planifikim si dhe një zbatim korrekt i këtij planitrajtimi, me qasjen e disiplinave të ndryshme stomatologjike dhe mjekësore, janë faktorë vendimtar në suksesin dhe stabilitetin afatgjatë të rezultatit. Në rastin e prezantuar trajtimi ortodonik-kirurgjikal ishte i duhuri në korrigjimin e këtij keqkafshimi të klasës së tretë dhe asimetrisë faciale të pacientit, duke rikthyer një estetikë të kënaqshme për pacientin. Ndërhyrja u zhvillua në strukturën ambulatoriale At Luigj Monti, me një kohëzgjatje prej 4 orësh. U aplikua një metodë anesteziologjike “tërësisht Endovenoze TCI” për të shmangur efektet kolaterale si hipertemia malinje. Sindroma e hiperterisë malinje; përdorimin e agjentëve bllokues neuro-muskularë (curaro) është reduktuar në minimumin e disponueshëm, me ndihmën e aparateve të monitorimit të shenjave vitale. Falë aplikimit të gjithë këtyre metodave anesteziologjike, kirurgjikale dhe ortodontike, dalja e pacientit u bë e mundur pas 24 orëve.
Articolo redatto da Abazi Y. , Coniglione F., Pashaj E., Vinjolli F..