Fillon Kursi Klinik i Teknikës Straight Wire, qëllimi i të cili është rritja e aftësisë profesionale dhe azhornimi i njohurive i mjekëve stomatolog në fushën e Ortodoncisë.
Vecantia e këtij kursi lidhet me marrjen në përgjegjësi të trajtimit ortodontik të dy pacientëve, nën drejtimin e relatorëve dhe tutorëve të kursit, duke filluar me përpilimin e diagnozës, nxerrjen e listës së problemeve dhe hartimin e planit terapeutik të pacientit.