Me datë 13 Prill 2016 në orën 09.30, pranë Aula Magna-s të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të zhvillohet Konferenca “Cilësia e barnave dhe e drejta e shëndetit”.

Eventi organizohet nga Universiteti Katolik ZKM në bashkëpunim me Universitetin e Barit “Aldo Moro” dhe Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë.

Do të diskutohet mbi tematikat e mëposhtme:

  • Kuadri ligjor italian dhe europian në lidhje me falsifikimin e produkteve farmaceutike;
  • Situata legjislative shqiptare mbi prodhimin dhe tregtimin e produkteve farmaceutike;
  • Cilësia e produkteve farmaceutike dhe problematikat perkatese;
  • Standartet e prodhimit dhe të certifikimit të produkteve farmaceutike.

Përshendesin konferencën: Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik ZKM, Prof. Antonio Felice Uricchio, Rektor i Universitetit të Barit, Sh.T. Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, Sh.T. Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Italisë dhe Dr. Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve.