Me daten 22 maj 2016 Shoqata Dentare e Studenteve te Shqiperise me mbeshtetjen e Klinikes Stomatologjike dhe Universitetit Katolik ‘Zoja e Keshillit te Mire’ vijuan projektin ‘Per nje shendet Oral me te Mire’ prane shkolles se Repsit ne Lezhe. Ne kete iniciative moren pjese 13 studente te stomatologjis, te shoqeruar nga Dr. Yllka Abazi, ne te cilet 10 te Universitetit Katolik Zoja e Keshillit te Mire dhe 3 te Fakultetit te Mjekesise Dentare; studentet e vitit te peste iu dedikuan promovimit te higjenes orale te ilustruara me ane te videove dhe shpjegimit interaktiv si dhe te parandalimit te kariesit me ane te Silanizimit te dhembeve te posaeruptuar dhe te shendetshem. Nderkkhe, studentet e vitit te 6 si dhe studentet e Fakultetit te Mjekesise Dentare vijuan trajtimin e proceseve qe çojne ne prishjen e struktures dentare.
E gjithe kjo iniciative u be e mundur fale mbeshtetjes se dhene nga Klinika Stomatologjike Zoja e Keshillit te Mire e cila vendosi ne dispozicion disa materiale te cilat iu dhuruan klinikes se shkolles se Repsit. Ishte nje nisme e mbeshtetur ne vullnetarizmin e treguar nga pjesemarresit e ketij projekti.
Ne fund te kesaj dite studentet u shprehen entuziaste dhe te gatshem per te vijuar kete eksperience te vullnetarizmit.