Në vitin 1993, pas rrëzimit të regjimit komunist  dhe apelit të Papa Gjon Pali II  u bë e mundur  prania  në Shqipëri e Kongregatës fetare  “Bijtë e Zojës  së Papërlyer”, themeluar nga  i Lumi Luigji Monti, i cili krijoi në vendin Shqipo­njave një Fondacion, duke marrë emrin nga shenjtërorja e njohur kombëtare në Shkodër,  kushtuar “Zojës së Këshillit të Mirë”. Aktiviteti i parë që u hap ishte poliambulanca në qendër të Tiranës, ku edhe sot kryhen  rreth  40 mijë shërbime shëndetësore në vit.
Nënë Terezës së Kalkutës me origjinë Shqiptare iu kërkua të ndërtojë një Spital,i cili u projektua dhe u  mor përsipër ngavetë Fondacioni, falë traditës në shënde­tësi të Kongregatës. Në vitin 1995 filloi ndërtimi, i ndërprerë disa herë nga ngjar­je të ndryshme, duke filluar nga trazirat e vitit 1997 e më pas me rënien e firmave piramidale,  e deri në administrimin për gati 1 vit të kampit që Fondacioni ngriti për t’i ardhur në ndihmë qindra e mi­jërave refugjatëve nga lufta e Kosovës.
Në 2004 Fondacioni i dha jetë Uni­versitetit “ZOJA  E KËSHILLIT  TË MIRË”,  i cili në vitin 2011 mori  emrin Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, që siç është parashikuar nga pro­jekti origjinal sot është një pikë referimi e rëndësishme formuese për mbarë vendin.

Për zhvillimin e nismave të ndryshme një ndihmesë japin Motrat e Mëshirës së Veronës, Motrat e  Shën  Giovanna Antida në Elbasan që prej vitesh drejtoj­në kurse formuese për infermierë e fizi­oterapistë. Midis mbështetësve të këtyre projekteve të mëdha mund të përmendim në veçanti Kishën Katolike Italiane, e midis të tjerëve Shoqatën pro Ballkanit,Shoqatën Dokita, Kongregatën.
Në planin shkencor Fondacioni  shfrytëzon struktura të rëndësishme shëndetësore kërkimi e trajnimi si: IDI,ELEA, IDI  Farmaceutika.