Klinika Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ekipi i mjekëve stomatolog punojnë me frymën e një dentistrie ekselente, duke ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kostante përditësimet profesionale, për të garantuar gjithmonë shërbime dentare cilësore dhe avanguarde.

Klinika Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë” ishte pjesë e emisionit “Në Shtëpinë Tonë” në Top-Channel. Në të ishin të ftuar dy mjekë stomatolog dr Vesna Osmanagiq dhe dr. Shefqet Mulla me specialitete përkatëse në endo-konservative dhe periodontologji.
Dr, Vesna Osmanagiq shpjegoi se si klinika me specialitete të ndryshme operon me frymën e një dentistrie ekselente, duke ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kostante përditësimet profesionale, për të garantuar gjithmone shërbime dentare cilësore dhe avanguarde. Karakteristike tjetër e vecantë e kësaj klinike janë ambientet dhe aparaturat të standartëve europiane.
Dr. Shefqet Mulla përkufizoi në mënyrë të detajuar terminologjinë e periodontologjisë duke folur më tej mbi patologjitë të lidhura me të si paradontitet dhe gingivitet. Duke qënë një ndër patologjitë më të përhapura në fushën e dentistrisë, u shtjelluan faktorët e riskut dhe ndikimi i stilit të jetesës në sëmundjet e periodontologjisë.